Transmetuar më 24-04-2017, 13:46

Një burrë në Fier ka tentuar që t’i japë fund jetës në rrethana të paqarta. Mbrëmjen e djeshme, e diel, në banesë, në kushtet e depresionit, është vetëplagosur me thikë L.Xh., 50 vjeç.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të stabilizuar.

Paraprakisht dyshohet se akti i rëndë ka ndodhur në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa aktualisht po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur 50- vjeçarin të gjakosur, duke e dërguar për mjekim në spital. /a.y/noa.al