Transmetuar më 24-04-2017, 09:37

Tashmë është kthyer në traditë për të gjitha shtatzënat që në pak kohë pritet të bëhen nëna të organizojnë një festë paraprake mirëseardhje për të voglin, e njohu ndryshe si “baby shower”.

Një festë e tillë është organizuar këtë të diel edhe nga këngëtarja Altuna Sejdiu e cila brenda pak ditëve, do të bëhet nënë e një djali.

Në festën e organizuar nga Tuna, e zhvilluar me rrethin më të ngushtë të miqve, dominiojnë ngjyrat bardhë e blu, ashtu si dhe veshja e këngëtares.

Këngëtarja nga Maqedonia pritet të bëhet nënë e një djali si fryt i lidhjes mes saj dhe Patris Berisha. /a.y/noa.al