Transmetuar më 24-04-2017, 09:13

Një 63-vjeçare nga Kina teksa tentonte të zbriste me litar nga dritarja e banesës së saj mbeti e bllokuar. U desh ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse për të shpëtuar gruan, e cila kishte mbetur e varur me litar në ndërtesën e lartë të pallatit ku ajo jetonte.

Videoja e regjistruar në vendin e ngjarjes të mërkurën e lënë pas, në Liuzhou të Kinës tregon momentin sesi zjarrfikësit bënë të mundur shpëtimin e gruas e identifikuar me emrin Jia. Ata u futën nga dera e banesës së saj dhe arritën t’a shpëtonin 63-vjeçaren nga pjesa e ndërtesës ku kishte mbetur e bllokuar, shkruan noa.al.

Jia prej disa kohësh me ndihmën e një litari përdorte dritaren për të hyrë dhe për të dalë në banesë. Gjithçka pasi një erë e fortë i kishte prishur derën dhe nuk kishte para për t’a rregulluar. Për fat të mirë 63- vjeçarja nuk pësoi asnjë lëndim. /g.v/noa.al