Transmetuar më 23-04-2017, 21:41

Mbyllet me rezultatin 1-1 pjesa e parë e superndeshjes Real Madrid-Barcelona.

“El Clasico”, po luhet në stadiumin “Bernabeu”, ku skuadrat kanë shfaqur rivalitet në fushë.

Fillimisht kanë shënuar madrilenët me anë të Casemiros në minutën e 28’ por ka barazuar gjithçka Lionel Messi në minutën e 33’.

Takimi Real Madrid-Barcelona duket se ka edhe tension brenda, teksa në minutën e 20, mbrojtësi madrilen Marcelo ka gjakosur yllin argjentinas të katalanasve, Lionel Messi.

Braziliani qëlloi me bërryl në buzën e argjentinasit duke detyruar që të kërkojë ndihmën e ekipit mjekësor.

Të dyja skuadrat rvilizojnë për titullin e “La Ligas”, dhe luajnë të dyja për fitore./a.k/noa.al/