Transmetuar më 23-04-2017, 20:26

Dalin rezultatet e sondazheve të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë.

Këto sondazhe aktualisht i kryeson politikani liberal i majtë, Emmanuel Macron, ndërsa ndiqet nga udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marie Le Pen me një diferencë jo të lartë ndërmjet tyre.

The Telegraph, shkruan se një fitore e udhëheqëses së ekstremit të djathtë, Marie Le Pen do t’i hapte rrugë rënies së Bashkimit Europian.

Kjo ndikohet edhe nga fitorja e Donald Trump me deklaratat kontroverse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo edhe nga “Brexit”, largimit të Britanisë së Madhe nga unioni.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë është zhvilluar nën masa ekstreme sigurie, ku janë angazhuar rreth 50 mijë forca policore dhe 7 mijë ushtarë në të gjithë vendin.

Kjo edhe pas sulmit të ditëve të fundit në Paris ku u vra një polic dhe u plagosën disa të tjerë.