Transmetuar më 23-04-2017, 10:30

Lidhja mes këngëtarit Shpat Kasapi dhe ish- Missit Afërdita Dreshaj, zgjati për disa vite dhe ishte ndër më të komentuarat në mediat rozë.

Por mes tyre gjithçka përfundoi pas publikimit të disa fotografive ku Dreshaj shihej në ballkonin e një hoteli me aktorin Leonardi Di Caprio.

I ftuar në ‘Xing me Ermalin’, këngëtari u pyet nëse mban ende kontakte me këngëtaren, mohoi një gjë të tillë, ‘Fare ashiqare’.

Afërdita prej afro dy vitesh është e lidhur me sportistin çek Jakub Kindl, ndërsa Shpati vetëm pak javë më parë bëri me dije se ka krijuar një lidhje dashurie, duke zbuluar pjesërisht partneren e tij, e cila është brune.