Transmetuar më 23-04-2017, 09:59

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo puthen me njeri tjetrin në një pikturë në Barcelonë të Spanjës. Dy rivalët e mëdhenj, kampion nëntë herë të Topit të Artë, 5 herë Messi dhe 4 Ronaldo, u pikturuan nga artisti i rrugës TvBoy, në zonën mes Paseo de Gràcia dhe Placa Catalunya.

Messi me bluzën e Barçës dhe në majë të gishtave mban në duar një trëndafil, ndërsa Ronaldo me uniformën e Real Madrid, e puth në mënyrë pasionante.

Piktura me titull “dashuria është e verbër”, u bë me rastin e “Diada de Sain Jordi” 23 prillit, ditës së dedikuar të dashuruarve në Barcelonë, dhe vjen pak para sfidës mes Barcelonës dhe Real Madrid. /a.y/noa.al