Transmetuar më 22-04-2017, 22:58

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Petro Nini Luarasi”, pranë Tregut Elektrik, ku si pasojë ka gjetur vdekjen Gjystina Shpani (Picaku) e moshës 48-vjeçe.

Mësohet se 48-vjeçarja është përplasur nga një automjet tip "Audi A 4", i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Vajza ka pësuar dëmtimë të rënda trupore duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia Rrugore, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme po kontrollojnë  për gjetjen e automjetit si dhe kapjen e arrestimin e drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e shtetases.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeje.

Dëshmitarët e pyetur në vendngjarje nga policia, thanë se nuk kanë mundur të identifikojnë dot targën e automjetit të larguar me shpejtësi.

Noa.al ju sjell foto dhe pamje nga aksidenti./a.k/noa.al/