Transmetuar më 22-04-2017, 14:34

Një nga manitë më të çuditshme të njerëzve në botë është ngjitja në ndërtesa të larta për t’u fotografuar.

I njohur edhe si “eksplorimi i qytetit” ky trend, i cili vë jetën në rrezik, duke u ngjitur në shumë metra lartësi, për të realizuar foton e përsosur, ka një qëllim të vetëm, të bëhesh i famshëm në rrjetet sociale.

Ky lloj “sporti”, preferohet prej shumë kohësh, pavarësisht vdekjeve të publikuara. Njerëzit vazhdojnë të rrezikojnë jetën e tyre për t’u bërë të njohur në rrjetet sociale.

Andrey Retrovsky është një nga rastet më tragjike.

Dy vjet më parë 17-vjeçari nga Rusia, ra nga një ndërtesë e lartë dhe humbi jetën, pasi ishte duke publikuar një video, në “live story”, në Instagramin e tij.

Të gjitha këto raste kanë një motiv të vetëm, të rrisin imazhin e tyre përmes rrjeteve sociale.

Një rast i ngjashëm është edhe modelja ruse, 23 vjeçarje Angela Angelina Nikolau, nga Moska e cila ka kaluar javë të tëra përreth Hong Kongut në Kinë, për të publikuar këto imazhe impresionuese gjatë vitit të kaluar. /b.l/noa.al/

SHIJONI FOTOT