Transmetuar më 22-04-2017, 14:09

Si rezultat i dietave të rënda që ka bërë një vajzë 22 vjeçare ka kaluar në menopauzë, gjë që e ndalon të ketë fëmijë. Heather Muir nga Glasgow  ka treguar për gazetën “The Sun” historinë e saj dramatike.

Që e vogël, Heather gjithmonë dëshironte të ishte një balerinë: stërvitej vazhdimisht  dhe gjithmonë ishte e vëmendshme ndaj ushqimit për të mbajtur peshën e duhur.

Kur ishte 12 vjeçe, refuzonte ushqimin për tu dobësuar akoma dhe më shumë. Ishte e bindur se kjo do të ndihmonte në përmirësimin e performancës së saj në balet.

Në moshën 16-vjeçare ishte shumë e sëmurë dhe adoleshentja vazhdonte të binte në peshë, duke sjellë pasoja të rënda me menstruacionet dhe kaloi në menopauzë të parakohshme.

Ky lajm e tronditi Heather dhe kështu ajo vendosi të luftonte anaorkesinë. “Tentoj që të ha më shumë dhe kjo më ndihmon mua me terapinë. Për fat të keq e di se disa gjëra nuk mund të kthehen mbrapsht. Jam në një moshë ku duhet të mendoj për të pasur fëmijë, por tani mora vesh se nuk mund të kem kurrë”, tregon Heather. /b.l/noa.al/