Transmetuar më 22-04-2017, 13:07

Zgjodhi të mos e ndërpriste shtatzëninë duke e ditur që foshnja nuk do të jetonte më shumë se 5 minuta pas lindjes. Bëhet fjalë për Kerin nga Oklahoma e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në dhjetorin e vitit 2016, ndërsa ajo bëri një eko me ultratinguj, mjekët zbuluan se foshnja kishte një çrregullim të rrallë, “anencefale”, që do të thotë se nuk kishte tru dhe nuk do t’i zhvillohej asnjëherë. Kështu ata i thanë Kerit se duhet të bënte abort.

Mirëpo, ajo dhe bashkëshorti i saj Royce vendosën që shtatzënia të vazhdonte dhe vajza e tyre te vinte në jetë, të jetonte me t’a qoftë edhe për 5 minuta. Keri ka postuar një foto së bashku me bashkëshortin, djalin dhe vajzën e vogël që solli në jetë.

“Ne i thamë dje, mirëseerdhe dhe lamtumirë, vogëlushes sonë Eva. Ajo ishte aq e përsosur”, shkruan me pikëllim Keri. Ndërsa bashkëshorti i saj Royce, shton më tej, “ne vendosëm ta mbajmë Evën, t’a puthnim, t’a përqafonim, t’i flisnim për vëllanë e saj… Por sesa mund të arriheshin të gjitha këto për 5 minuta ishte vërtet e vështirë”, thotë ai.

Çifti kishte zgjedhur emrin Eva për të voglën e tyre pasi kuptimi i këtij emri simbolizon “dhënie jete”. Duke folur për shtatzëninë e saj Keri thotë se “ajo ishte aq e përsosur, unë vazhdoj t’u flas njerëzve se jam shumë e lumtur që e solla vajzën time në jetë, qoftë edhe për aq pak kohë.

Gjithashtu, vendosa që dhomën ku do të lindja Evën t’a bëja të veçantë, e dekoruam atë. Pasi kjo ishte e vetmja “festë” që ne do t’i jepnim asaj. Eva nuk do të kishte as ditëlindjen e parë, as ditën e diplomimit…”, përfundon ajo e pikëlluar. “Anencefalia” është çrregullim i rrallë dhe ndikon vetëm një në 1 qind mijë shtatzëni. /g.v/noa.al/