Transmetuar më 21-04-2017, 22:04

Një 32-vjeçare nga Rumania e cila jeton prej kohësh në Greqi, është përdhunuar egërsisht brenda banesës së saj.

Ngjarja ka ndodhur në Limno, në zonën Agjios Dhimitros ne Mirina raporton bashkëpunëtori i noa.al në Greqi.

Autori, një 32-vjeçar nga Shqipëria hyri me forcë në shtëpinë ku banonte e reja nga Rumania, rreth orës 05.00 të mëngjesit të dy ditëve më parë.

“Keqbërësi në fillim e izoloi gruan e pafat pastaj e rrahu dhe e përdhunoi disa herë me radhë”, – raportoi policia lokale duke iu referuar dëshmisë së rumunes dhe ekspertizës së kryer.

Bazuar në të dhënat e përftuara, policia greke konfirmoi të premten se ka arrestuar të dyshuarin, një 32-vjeçar shqiptar, banor i Limnos.

I dyshuari pranoi se kishte ndjekur lëvizjet e “presë” së tij. Në orën 04.00 vajza mbaroi punën në një lokal afër vendbanimit dhe ai e ndoqi deri në shtëpi.

Më tej ajo u fut në dush dhe ai hyri brenda në shtëpi duke thyer xhamin e një dritareje.

Autori, duket se ishte i eksituar tej mase. Ai ishte zhveshur plotësisht dhe priti derisa vajza u fut në krevat dhe menjëherë iu hodh sipër, duke e përdhunuar vazhdimisht.

Pak orë më vonë u largua, por tashmë gjendet në qeli. /a.b/noa.al/