Transmetuar më 21-04-2017, 20:59

Ky frute i  zakonshëm ka përdorim të gjerë në ushqimet tona. Limoni është shumë i rëndësishëm dhe këtë e dimë të gjithë. Mirëpo, ajo që nuk dimë janë të mirat shëndetësore që ai na ofron. Disa nga dobitë e tij po i rendisim më poshtë.

1. Humbja në peshë

Me anë lëngut të limonit shumë më lehtë do t’i shkrini kilogramët e tepërt dhe do të pengoni grumbullimin e tyre në vendet kritike. Për rezultate më të mira, lëngun e limonit duhet ta pini në mëngjes para ushqimit.

2. Shëndeti mendor

Uji me limon largon stresin dhe depresionin, duke rregulluar gjendjen emocionale. Atletët e quajnë limonin dhuratë të shenjtë, sepse kur fillon rënia e fuqive, ata thithin lëngun e limonit nga një vrimë që i bëjnë në majë. Ai rifreskon energjitë.

3. Rregullues i presionit të gjakut

Limoni përmban kalium që kontrollon presionin e lartë të gjakut dhe pakëson efektin e të përzierave dhe marrjes së mendve.

4. Problemet e frymëmarrjes

Uji me limon mund të reduktojë sekrecionet e fytit dhe ju ndihmon të merrni frymë lirshëm, sidomos kur vuani nga astma.

5. Parandalon gurët në veshka

Konsumi i rregullt i lëngut të limonit të përzier me ujë, mund të rrisë citratin urinar, një lëndë kimike në urinë që parandalon formimin e kristaleve që mund të formojnë gurë në veshka.

6. Infeksionet urinare

Ushqimi i pashëndetshëm i përkeqëson problemet me inflamacionin e fshikës urinare, sepse urina acidike vetëm sa i shton dhimbjet. Konsumoni lëng nga një gjysmë limoni, dy-tri herë në ditë. Limonin mund ta përdorni edhe si zëvendësim për uthull. /b.l/noa.al/.