Transmetuar më 21-04-2017, 18:54
Publicitet

Shpenzoi rreth 500 mijë dollarë, për 57 operacione plastike vetëm e vetëm që të dukej “perfekt”. Dhe nëse mendoni se ja ka arritur qëllimit, kukulla Ken thotë se nuk do të ndalet me kaq.

Bëhet fjalë për Rodrigo Alves, 33-vjeçarin, i cili duke mos qenë ende i kënaqur, ka vendosur të ndryshojë edhe ngjyrën e syve në një operacion shumë të rrezikshëm në Indi.

Alves shprehet se këtë vendim për sytë e ka marrë pasi është lodhur duke vendosur lente dhe se do e ndryshojë ngjyrën e syve të tij të kaftë pjesërisht në gri të hapur.

Bëhet e ditur se ai, ndër të tjerash ka kryer edhe injeksione të dhjamit në të pasme, si dhe transplante muskujsh barku që i tregon me krenari përpara fotografëve.

Rodrigo dëshiron të duket mirë në paraqitjet e tij kur ftohet në emisionet televizive dhe rrëfen për ndryshimet që ka pësuar gjatë operacioneve të shumta plastike që ka kryer. /b.l/noa.al/