Transmetuar më 21-04-2017, 15:45
Publicitet

Një shprehje e lashtë thotë se sytë janë pasqyra e shpirtit. Askush nuk e di se nga ka dalë kjo frazë, e megjithatë ne sot e dimë se sytë mund të na tregojnë shumë për gjendjen e shëndetit tonë. Ja disa nga sinjalet paralajmëruese që sytë tanë na dërgojnë.

1. Shikim i turbullt

Shumë prej nesh kalojnë orë të tëra në kompjuter në punë ose shtëpi, çka shkakton turbullim të shikimit. Në ditët e sotme ky është bërë një problem aq i zakonshëm saqë ekziston edhe një term mjekësor që përshkruan problemet e shikimit të lidhura me qëndrimin për një kohë të gjatë para kompjuterit apo celularit që quhet sindromi i syrit të thatë. Nëse i njihni këto simptoma, diskutoni me mjekun për mënyrat se si mund ta zgjidhni këtë problem.

2. Vizion i turbullt nga diabeti

Njerëzit që vuajnë nga diabeti duhet t’i kushtojnë një vëmendje të madhe shëndetit të tyre, dhe shikimi është një nga gjërat më të rëndësishme. Një nga këto probleme është retinopatia diabetike, një gjendje e shkaktuar nga dëmtimi i enëve të gjakut në indet e retinës. Kjo mund të shkaktojë shikim të turbullt. Ky problem duhet marrë seriozisht, ndaj takimi me specialistin duhet bërë menjëherë sapo të vërehen këto simptoma.

3. Sy të fryrë

Të gjithëve na ka ndodhur që sytë të na tradhtojnë. Vetëm pasi i kemi fërkuar disa herë duket sikur shikimi bëhet më i qartë. Nëse vazhdimisht ndieni një lloj fryrje të syve, kjo mund të jetë një simptomë e sëmundjes së tiroides së syve. Kjo do të thotë se tiroidja juaj është superaktive. Vështirësia për të mbyllur sytë është një nga simptomat që mund t’i bëjë ata të duken më të fryrë. Kjo ndodh në 30 për qind të rasteve, ndaj nëse vini ri diçka të tillë, kontaktoni menjëherë mjekun. /b.l/noa.al/

Loading...