Transmetuar më 21-04-2017, 15:30

Një burrë 52 vjeçar me probleme mendore është denoncuar i zhdukur në komisariatin  nr.1 të kryeqytetit.

Ditën e djeshme 72 vjeçarja me inicialet E.B., ka thënë se djali i saj 52 vjeç A.B., është larguar nga banesa pa lënë gjurmë.

Sipas nënës, djali i saj i humbur vuan edhe nga probleme të shëndetit mendor, ç’ka i shton edhe më shumë shqetësimet e saj.

Nuk dihet ende se ku ndodhet 52 vjeçari i zhdukur, ndërsa policia po punon për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme./b.l/noa.al