Transmetuar më 21-04-2017, 12:29

Real Madrid-Atletiko Madtrid dhe Monako-Juventus, janë dy ndeshjet e para gjysëmfinale në Uefa Champions League. Shorti në Nion të Zvicrës, shmangu një përballje gjigante mes Juventusit dhe Realit.

Me këtë renditje, ndeshja e parë mes Monako dhe Juventusit do të luhet në Francë, ndërsa "galaktikët” e Realit, do të presin në “Santiago Bernabeu” Atletikon, me të cilën është përballur dy herë në finalet e Champions League.

Ndeshjet e para do të luhen në datat 2 dhe 3 maj, ndërsa ato të kthimit në 9 dhe 10 maj.

Katër skuadrat kanë bërë paraqitje spektakolare deri në këtë gjysmëfinale. Juventusi skualifikoi Barcelonën, Reali gjigantët e Bajerinit. Surpriza e këtij edicioni, Monako arriti një sukses të jashtëzakonshmëm përballë Borusias së Dortmundit, ndërsa më të thjeshtë e pati Atletiko në përballjen me Leister. /k.k/noa.al/