Transmetuar më 21-04-2017, 12:12

Kryetarja e Këshillit të Integrimit, deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, ka zhvilluar sot një takim me me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu. Pas takimit ish-ministrja e Integrimit tha se biseda u përqëndrua te kriza politike.

“Faktori ndërkombëtar i shqetësuar për krizën politike”, tha Bregu.

Takimi me zyrtarin e lartë amerikan, vjen vetëm pak ditë para vizitës së Presidentit të Partive Popullore Europiane, McAllister, i cili do të mundohet të normalizojë situatën politike në vend, duke luajtur rolin e negociatorit mes palëve. /k.k/noa.al