Transmetuar më 21-04-2017, 12:11

Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se shumica ka fuqinë e vendimeve, por jo monopolin e pushtetit. Duke folur sot nga çadra e protestës në një komunikim me gazetarët, ai deklaroi se sot mediat profesionale janë tërësisht nën presionin e pushtetit.

Në vijim shigjetoi mediat, duke lajmëruar se nga sot nis konkursi “fake news” (lajme falso), duke përmendur se në vendin e parë qëndron Top Chanell, i ndjekur nga Balkanweb dhe Panorama online, duke sqaruar se kjo renditje vjen për interpretimi ne prononcimit të tij lidhur me ‘Vettingun’.

Në këtë linjë tha se Edi Rama u shpreh i gatshëm për shtyrjen e ‘Vettingut’ pas zgjedhjeve, ndërsa citoi deklaratën e tij.

“Nuk ka nevojë të shtyhet vendimi pas zgjedhjeve, por menjëherë pas paktit kombëtar për një qeveri teknike, PD është e gatshme të marrë përsipër përgjegjësitë ligjore sipas marrëveshjes së korrikut të kaluar. T’i hapet rrugë zbatimit të ‘Vettingut’, për të pasur gjyqtarë e prokurorë të ndershëm, kundër krimit të organizuar, drogës, korrupsionit të pushtetarëve dhe korrupsionit në nivele të larta”, u shpreh Basha, duke thënë se nuk ka nevojë të priten zgjedhjet.

Në vijim shtoi se Rama bashkë me të paguarit e Geroge Soros për një vit e gjysmë u përpoqën ta kapin drejtësinë dhe ta vendosnin nën kujdesin e Edi Ramës.

Ai tha se ligji për Vettingin, KLGJ, KLP dhe katër të tjerat janë bërë në shkelje të plotë.

“I përsëris atij dhe mercenarëve të George Soros në Shqipëri se nuk ka asnjë shans, zero shans që PD të bëhet alibi për kapjen e drejtësisë nga Edi Rama”, deklaroi kreu i opozitës.

Në vijim tha se droga, është projekti politik i Edi Ramës, duke nënvizuar se as ministri që iku dhe as i riu që erdhi, nuk zbatoi politikat e antidrogës. /a.y/noa.al