Transmetuar më 21-04-2017, 09:43

Zbulohen 19 kilogramë kanabis sativa në Mirditë, duke bërë që të vihet në pranga një person.

Pavlo Ndreca, 30 vjeç, banues në Mirditë u arrestua në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi i’u gjet lëndë narkotike pranë banesës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e jashtme të banesës së tij në një magazinë, i’u gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 19 kg lëndë narkotike kanabis sativa e futur në katër qese plasmasi.

Arrestimi i tij u bë në bashkëpunim mes policisë së Lezhës dhe të Mirditës, pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Ndaj tij vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Lezhës për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. /a.y/noa.al