Transmetuar më 20-04-2017, 18:01

Tenistja e njohur 35-vjeçare është shtatzënë në pritje të fëmijë së saj të parë. Serena Williams e ka bërë publik lajmin e shtatzënisë përmes një fotoje në rrjetet sociale ku duket edhe barku i rritur.

Në foton e publikuar Williams shihet e veshur me një ‘badi’ të verdhë dhe ka rrëfyer se është 20 javëshe shtatzënë.

Kjo do të thotë se tenistja duhet të ketë qenë 8 javëshe shtatzënë kur fitoi titullin e saj të 23-të në Australian Open në muajin janar, ku mposhti motrën e saj Venus.

Njoftimi për shtatzëninë vjen vetëm pak ditë pasi i fejuari i saj, bashkëthemeluesi i rrjetit Reddit, Alexis Ohanian 33 vjeç kishte postuar një foto të ëmbël bashkë me Serenën.

Alexis dhe Serena kanë bërë të ditur fejesën e tyre në dhjetorin e kaluar në një forum në Reddit. /b.l/noa.al/