Transmetuar më 20-04-2017, 16:31

Një ngjalë pothuajse gati gjysmë metri e gjatë është nxjerrë nga trupi i një burri në Kinë i cili shkoi te mjeku pas dhimbjeve të forta të barkut.

Personi i cili kishte ngjalën brenda, është ankuar për dhimbje në bark. Ai shkoi në spital dhe mjekët thjeshtë nuk mund t’ju besonin syve të tyre, kur ata e panë se çfarë kishte.

Burri i identifikuar si Liu, nga qyteti Guangzhou është operuar menjëherë dhe nga ai është larguar ngjala e gjatë, 48 centimetra e cila peshon rreth 250 gram, shkruan telegrafi. Personi në fjalë thotë se nuk e di se si ngjala ka mundur të përfundoi në trupin e tij.

Megjithatë, më vonë ka pranuar se vuante nga kapsllëku dhe se këtë lloj të peshkut e kishte futur me forcë në anus. Sipas medicinës popullore, kjo është një nga metodat e shërimit të kapsllëkut. /b.l/noa.al/