Transmetuar më 20-04-2017, 16:14

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka realizuar me sukses shpërthimin e kontrolluar mbi një objekt gjashtë katësh në qytetin e Pukës.

Aksioni i IKMT ishte në mbështetje të projektit "Rikualifikimi urban i qytetit të Pukës", për të cilin deri tani IKMT ka prishur 17 objekte të madhësive të ndryshme.

Për rrëzimin e ndërtesës që dikur ishte fabrika e miellit, u përdorën 18 kilogram lëndë shpërthyese, të vendosura në 200 vrima. /b.l/noa.al/