Transmetuar më 20-04-2017, 14:19

Kamerat e sigurisë në rrugën Cleethorpes, Lincolnshire të Britanisë kanë kapur një moment aspak të mirë kur një makinë merr përpara 4 automjete të tjera të cilat ishin të parkuara dhe kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Siç shihet edhe nga video e postuar më poshtë makina tip “Peugeot” në ngjyrë të kuqe vjen me shpejtësi të madhe dhe fillimisht përplas një automjet gri, përpara se të rrotullohet 180 gradë dhe të përplasë edhe tre makina të tjera.

Më pas shoferi së bashku me pasagjerët dalin qetësisht nga makina dhe largohen nga vendi i ngjarjes. /b.l/noa.al/