Transmetuar më 20-04-2017, 13:49

Fotot të cilat mund t’i shihni më poshtë dëshmojnë se ligji i xhunglës shfaqet dukshëm në habitatet natyrale të kafshëve, ku jetën nga vdekja e ndan një fije peri.

Një krokodil është fotografuar brenda në lumë në Parkun Kombëtar të Masait në Kenia, teksa ka shqyer një kaproll me nofullat e tij të fuqishme.

Në momentin që kaprolli ka qenë duke kaluar aty pranë për të pirë ujë në krahun tjetër të lumit, krokodili e ka kapur prenë e tij nga këmba dhe e ka tërhequr në ujë, para se ta kafshonte në bark.

I gjithë momenti është fiksuar nga fotografi Jefrrey Wu, i cili ka qenë aty pranë kur ka ndodhur sulmi. /b.l/noa.al/