Transmetuar më 20-04-2017, 13:05

Kryeministri Rama, ka folur nga salla e Parlamentit, për domosdoshmërinë e zgjedhjes së një presidenti konsensual. Për kreun e qeverisë, kjo është edhe arsyeja se përse mazhornca, edhe pse ka numrat e mjaftueshëm, nuk ka propozuar anjë emër për kreun e shtetit.

“Kjo është fuqi e një mandati popullor, jo numerike, e cila do të konfirmohet në qershor. Duam një president që të ketë një orientim të paanshëm. Një president që, kur partitë politike kanë nevojë ai t’i ulë bashkë për dialog”.

Një ditë më parë, u mbajt raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri, raund i cili u dogj për shkak se mungonte një emër komnkret. Sot, në orën 15, do të mbahet raundi i dytë, ku me shumë gjasë, edhe këtë herë, asgjë nuk do të vendoset. /k.k/noa.al/