Transmetuar më 20-04-2017, 12:16

Bashkëshorti i këngëtares së njohur Celine Dion humbui betejën me kancerin një vit më parë. Kur ka kaluar një vit nga kjo ngjarje këngëtarja ka vendosur të flasë sesi ka qenë kjo periudhë në mungesë të tij.

Këngëtarja i është përgjigjur menjëherë pyetjes së gazetares, ku është shprehur se nuk bëhet fjalë të ketë një dashuri të re pasi, ajo vazhdon të jetë mjaft e dashuruar me bashkëshortin e saj Rene.

“Jo nuk bëhet fjalë, unë jam e dashuruar dhe e martuar me Rene. Ai është dashuria e jetës time dhe është shumë e vështirë ta shikoj veten me një mashkull tjetër.

Dashuria që kam për të, rritet çdo ditë dhe si femra unë e kuptoj që ne jemi të afta për të dashuruar dhe harruar, por jo unë. Unë jam gjithmonë me të. Edhe kur këndoj, këndoj për të. Edhe kur përqafoj fëmijët jam me të…”, është shprehur Celine Dion.

Siç ka treguar dhe më parë, Rene ishte mashkulli i vetëm që ka puthur në jetën e saj. /b.l/noa.al/