Transmetuar më 20-04-2017, 11:31
Publicitet

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka zbuluar sot një prej pikave të programit arsimor, “Mëso dhe Fito”. Gjatë një takimi me të rinjtë e Fierit, që mësojnë në gjimnazet profesionale, Meta tha se qëllimi i këtij programi është që të krijojë lehtësira te nxënësit, për të fituar në radhë të parë njohuritë e duhura, dhe më pas sigurimin e një punë të mirëpaguar.

“Një program tepër i veçantë, në programin tonë si LSI, është ‘Mëso dhe Fito’. Ky program duhet mësuar për të fituar njohuritë e duhura, në mënyrë që secili të fitojë punë dinjitoze dhe të mirëpaguar”, tha Meta.

Më tej, kreu i LSI, shtoi se, përmirësimi i kurrikulave arsimore, i shërben cilësisë së arsimit dhe dijeve të nxënësve e studentëve. /k.k/noa.al/