Transmetuar më 20-04-2017, 11:12

Marrja flakë e motorit të një avioni në Nigeri, ka shënuar panik mes pasagjerëve, pasi e gjithë pjesa e brendshme e tij është mbuluar nga tymi. Pamjet e regjistruara nga një aparat celular tregojnë kaosin në bordin e fluturimit “Aero Contractors” në Lagos në Nigeri pasi tymi i dendur shkaktoi alarm zjarri. Bordi drejtues i avionit njoftoi për rënien e zjarrit 20 minuta pasi kishte nisur udhëtimi. Ndërkohë që 53 pasagjerët duhej të duronin edhe 35 minuta të tmerrshme në ajër.

Nga videoja e shpërndarë, pasagjerët dëgjohen duke u kollitur, sepse ekuipazhi nuk i pajisi me maska oksigjeni dhe në vend të tyre udhëtarët përdorin shamitë personale.

Oriakwu Okwesilieze, i cili ishte në bordin e fluturimit të kësaj të marte, postoi një video në të cilën shfaqen udhëtarët në gjendje paniku duke u lutur dhe bërtitur.

“I shpëtova vdekjes në fluturimin me “Aero Contractors” nga Port Harcourt në Lagos të Nigerisë. Ishte një mrekulli e Perëndisë, falenderoj Zotin”, shkruan ai.

“20 minuta pas ngritjes, avioni me të cilin ne udhëtonim filloi të nxirrte tym. Për 35 minuta ne të gjithë ishim në panik dëgjoje vetëm ulërima, thirrje, lutje… Tymi ishte aq i dendur sa nuk mund të shihnim asgjë, se çfarë po ndodhte. Çdo njëri nga mund të kishte vdekur sot , por mendoi Perëndia. Aeroportet nigerianë kanë nevojë për drejtorë të rinj. Jam e lumtur që jam gjallë”, shkruan Oriakwu Okwesilieze.

Në bordin e avionit ishin 53 pasagjerë, duke përfshirë një foshnjë shtatë muajsh. Autoriteti Nigerian i Aviacionit Civil (NCAA) ka nisur hetimet në lidhje më shkakun e zjarrit të motorit në avion. /g.v/noa.al