Transmetuar më 20-04-2017, 09:40

Shkencëtarët kanë deklaruar se zbulimi i një ekzoplaneti të ri mund të jetë një mundësi e mirë për një jetë ndryshe.

Bazuar në studimet më të fundit, u konstatua se planeti xhuxh i zbuluar quhet “LHS 1140b” është më i madh se Toka, ndodhet 40 vite dritë larg prej nesh dhe ka një atmosferë që mund ta bëjë atë të banueshëm dhe më e rëndësishmja nuk bën ftohtë. Hulumtuesit, e zbuluan planetin e ri duke përdorur teleskopin e Observatorit Jugor të Evropës dhe besojnë se ai merr vetëm gjysmën e dritës së diellit ndryshe nga Toka.

Ky zbulim konsiderohet si më i rëndësishmi nga zbulimet e fundit të kryera nga “Proxima b”.

“Ky është planeti më emocionues që kam parë në dekadën e fundit”, tha Doktor Jason Dittmann, nga Qendra Harvard-Smithsonian për Astrofizika në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne shpresonim për një objektiv më të mirë për të kryer kërkime më të mëdha në shkencë, duke kërkuar prova të jetës përtej Tokës”, shtoi ai.

Anëtari i ekipit hulumtues Dr Nicola Astudillo-Defru, i Observatorit të Gjenevës në Zvicër, tha: “Kushtet aktuale të xhuxhit të kuq janë veçanërisht të favorshëm - LHS 1140 ashtu siç e dimë, një planet duhet të ketë ujë të lëngshëm sipërfaqësor, që të ketë një atmosferë të përshtatshme për jetesë. Kur yjet e kuq janë të rinj, ata janë të njohur për lëshimin e rrezatimit që mund të dëmtojë atmosferën e planetit që i orbiton ato”, deklaroi ai.

Shkencëtarët thonë se për shkak të madhësisë së madhe të tij dhe me një pamje si një oqean me magmë, mund të ketë ekzistuar prej miliona vjetësh. /g.v/noa.al