Transmetuar më 20-04-2017, 09:34

Ndalohet në pikën kufitare të Kakavijës një person nga Afganistani i kapur me drogë dhe dokumente të falsifikuara.

Navid Momen, 29 vjeç, banues në Kabul, Afganistan, u arrestua pasditen e djeshme nga policia kufitare e Kakavijës, në Gjirokastër.

Prangosja e tij u bë pasi gjatë kontrollit të pasagjerëve të autobusit të linjës Athinë – Tiranë, ka paraqitur një pasaportë lituaneze, e cila dyshohet se është e falsifikuar.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar, i’u gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike kanabis sativa.

Ndaj Momen vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i;u referuan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. /a.y/noa.al