Transmetuar më 19-04-2017, 17:00
Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar që shpërndante lëndë narkotikee llojit kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit. Burime policore bëjnë me dije se në pranga është vënë Krenar Liçi, banues në Tiranë.
Ai u kap në flagrancë në afërsi të zonës së Kinostudios, ku në automjetin tip "Volkswagen", janë gjetur dhe sekuestruar 308 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotike”. /b.l/noa.al/