Transmetuar më 19-04-2017, 12:30

E dehur keqaz aq sa humbi ndjenjat. Një vajzë e re u përdhunua në mes të diskotekës në sy të të gjithëve nga një mashkull i cili përfitoi nga rasti.

Ndërkohë një tjetër e filmonte dhe publikoi videon në rrjetet sociale. Pa atë video pavarësisht skenës së rëndë, një vajzë e re nga Peruja nuk do merrte dot drejtësi.

Filmimi siç raportojnë mediat peruane është realizuar në muajin tetor në diskotekën “Fuego” në qytezën e Santa Anita, por u publikua vetëm javën e kaluar.

Autori i dyshuar është Jhon Taylor Pizarro Coronel, i cili u deklarua i pafajshëm në momentin e arrestimit këtë të hënë. Por ai u detyrua të pranojë pas pyetjeve intensive të hetuesve.

Në videon të cilën e gjeni më poshtë, ai shihet duke abuzuar seksualisht me vajzën, duke përfituar nga gjendja e saj e keqe, ndërsa buzëqesh. /a.y/noa.al