Transmetuar më 19-04-2017, 11:28

Pasqyra nuk duhet të mbahet në dhomën e gjumit pasi sjell ters. Kjo bestytni, vjen nga Kina, ku sipas teknikës së njohur si Feng Shui, pasqyra nuk duhet të jetë në krahun e kundërt të krevatit, dhe nëse ju e mbani pasqyrën në këtë drejtim do të keni probleme me martesën tuaj.

Teknika argumenton edhe për pozicionet e pasqyrës që sjellin ngjarje të këqija në shtëpinë tuaj. Shkak për këtë bëhet energjia negative që buron nga pasqyra.

E nëse e keni të domosdoshme mbajtjen e një pasqyre në dhomën e gjumit, sipas teknikës kineze duhet ta vendosi atë në brendësi të dollapit tuaj.