Transmetuar më 19-04-2017, 10:55

Katie Price është kritikuar nga fansat për pamjen e saj të re duke e cilësuar atë si identike me motrat Kardashian. Modelja e njohur ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale foto me lookun e saj të ri. Gjithashtu, Katie nuk lë pa falenderuar edhe kirurgun plastik, i cili ka bërë ndërhyrje në buzët dhe fytyrën e saj. Mirëpo këto ndërhyrje duket se nuk u kanë pëlqyer fansave të bukuroshes britanike.

“Me flokët bjonde duket identike si Khloe Kardashian dhe Nicki Minaj”, ka komentuar një fans.

Një tjetër ndjekës shkruan më tej, “vendos një paruke të zezë dhe Kim Kardashian je pastaj. ‘Pamje false, por mahnitëse”, shkruan një tjetër fans.

Por ka edhe nga ata që e vlerësojnë pamjen e Katie, “unë nuk e di pse duhet të gjykoni pamjen e saj, ajo thjesht më duket mahnitëse”, komenton një fans.

Megjithatë, Katie nuk e mbajti sekret ndërhyrjen që ajo ka bërë me botoks në buzët e saj duke e ndarë videon me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Katie rregullisht publikon foto gjatë momenteve kur është duke u trajtuar me produkte kozmetike. Në janar ajo publikoi veten e saj duke vendosur silikon në buzë. /g.v/noa.al