Transmetuar më 19-04-2017, 09:58

Ervini ka dalë nga “burgu” me ca këshilla dhe vërejtje për Fiorentinën. Ai i thotë asaj në prani të Olsit se nuk i pëlqejnë disa sjellje që bën karshi partnerit të vet.

“Nuk më pëlqen as reagimi yt në lidhje me Olsin. Në momentin që jemi këtu çift duhet të ketë bashkëpunim. Pjesa që ti shtrihesh dhe i kthen kurrizin, nuk ka kuptim”, i thotë ai.

Fiorentina thotë se këtë e ka bërë Olsi i pari, shkruan faqja e ‘Bb’.

“Unë fola me Olsin. Në momentin që shoh që është konsum për lojë, unë nuk arrij të tallem dot me veten për një lojë, për një çmim apo për një gjë. Unë për vete s’do rrija dot të shtiresha. Nëse je këtu në lojë, jeni të dy dhe jeni 50 me 50. Jemi çifte dhe duhet dialog”, thotë ai.

Olsi e mbështet, ndërsa Ervini vazhdon me idenë e tij.