Transmetuar më 19-04-2017, 08:29

Një urim për ditëlindje shumë pasionant nga ana e këngëtares italiane Laura Pausini, për partnerin e saj Paolo Carta.

Këngëtarja publikoi një fotografi në profilin e saj në Instagram, ku puth bashkëshortin, i cili mbush 53 vjeç. Ata shihen në një anije në intimitet me njeri tjetrin.

“Shumë urime dashuria ime. Gëzuar ditëlindjen!”, shkruan këngëtarja. Çifti janë bashkë që nga viti 2005 dhe në shkurt të vitit 2013, erdhi në jetë vajza e parë e tyre Paola. /a.y/noa.al