Transmetuar më 19-04-2017, 07:29

Reperi i njohur Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, ka një pasion të madh për makinat dhe shpejtësinë.

Hera herës në rrjetet sociale ai ka publikuar fotografitë e makinave të tij, ku më e bujshmja ishte Lamborghini.

Por pikërisht pasioni për shpejtësinë ka bërë që Stresi të aksidentohet.

“Stop shpejtësisë”, shkruan Stresi në Instagram duke publikuar një fotografi, ku shihet me krahun e thyer. /a.y/noa.al