Transmetuar më 18-04-2017, 12:45

Një ndër problemet kryesore në shkolla, vijon të jetë pirja e hashashit nga fëmijët. Së fundi, një nxënësi i klasës së nëntë tregon se çfarë ndodh gjatë një dite normale mësimi. Ngjarja e rëndë është regjistruar në një shkollë 9-vjeçare në Durrës, ku në foto duket nxënësi që është kapur “mat” nga mësuesi, teksa pinte cigare hashashi.

Ai sjell në redaksinë e JOQ, fotot e një shoku, i cili është ulur në bankën e fundit, mban në dorë një cigare, për të cilën raportuesi bën me dije se është hashash dhe pranë i është afruar mësuesi.