Transmetuar më 18-04-2017, 11:42
Publicitet

Në Siri, dhuna dhe konflikti nuk kanë të ndalur. Njerëz të pafajshëm humbin jetën padrejtësisht. Por, ka edhe humanizëm.

Një  gazetar sirian, për një moment e harroi detyrën e tij, por vrapoi drejt një fëmije për ta shpëtuar atë nga një sulm kamikaz në Alepo. Gazetari i ri, me fëmijën në krah, vrapon drejt ambulancës që ta shpëtonte, pasi kishte mbetur i plagosur.

Fotot emocionuese tregojnë gazetarin 23-vjeçar teksa në një moment ulet në gjunjë dhe qan për atë që pa me sy.

Shpërthimi ndodhi të shtunën e kaluar. Abd Alkader Habak  ndodhej në Alepo  për të bërë një raportim mbi ardhjen e civilëve nga Foua dhe Kefraya, dy fshatra sirianë të cilët janë të rrethuar nga militantët anti-Assand.

Një kamikaz hedh në erë autobuzin me civilë ku mbeten  të vrarë 126 persona, midis tyre 68 ishin fëmijë.

Gazetari  tha se kishte parë shumë fëmijë të vdisnin gjatë sulmit me gas më 4 prill, por nuk kishte arritur dot në kohë, dhe nuk kishte shpëtuar dot asnjërin prej tyre.

“Këtë herë kam shpëtuar një jetë, fati deshi që unë të ndodhesha aty. Nuk ndihem një hero, por ndonjëherë duhet  të ndihmosh në vend që të bësh foto”- ka thënë ai në një intervistë për Repubblica. /k.k/noa.al/