Transmetuar më 18-04-2017, 08:51

Një ushtri macesh të egra sundon në një ishull të largët në jug të Japonisë. Macet janë të shumta në numër, ato jetojnë rreth një fshati peshkimi, në shtëpi të braktisura.

Më shumë se 120 mace u shfaqën fillimisht shumë milje larg ishullit Aoshima dhe ushqeheshin me minjtë që ndodheshin në anijet e peshkatarëve.

Në atë periudhë ishulli banohej vetëm nga të moshuarit pasi vetëm ata nuk e kishin emigruar si pjesa tjetër e popullsisë pas Luftës së Dytë Botërore.

Aoshima është 30 minuta larg me traget nga prefektura Ehime dhe në vitin 1945 banonin rreth 900 njerëz.

Në ditët e sotme i vetmi atraksion për turistët është të vizitojnë atë që lokalisht është i njohur si ‘ishulli i maceve’, për shkak se numri i tyre është më i madh se i njerëzve, shkruan noa.al.

Në ishull nuk ka restorante, makina, apo kioska si në vendet e tjera turistike. Në Aoshimë nuk ka turizëm. Megjithatë macet nuk ankohen asnjëherë.

“Ka një dyzinë me mace këtu. Dikur ishte një lloj i veçantë maceje e cila donte t’i ushqente të vegjlit, ishte vërtet shumë e bukur, dua që të rikthehet përsëri”, thotë 27-vjeçari Makiko Yamasaki, banor i ishullit. /g.v/noa.al