Transmetuar më 17-04-2017, 22:19

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, kërkon mbështetjen e tifozëve para sfidës kundër gjermanëve të Byern Munich, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampioneve, që do të luhet të martën në mbrëmje.

Kapiteni i madrilenëve, shpeshherë njeriu i ndeshjes me golat e tij vendimtarë, ka kërkuar nga tifozët që të veshin të gjithë bluzat e bardha për të mbështetur skuadrën.

Ai ka publikuar një video në llogarinë e tij në Facebook me një mesazh për tifozët:

“Nesër ju jeni ata që na jepni zemër. Le të veshim fanellat e bardha në orën 19:00 te “Plaza Sogrados Corazones” për një tjetër natë magjike në “Santiago Bernabeu” në Champions”, shkruan Ramos.

Takimi i parë në Gjermani mes Bayern Munich dhe Real Madrid, përfundoi me fitoren e “Los Blancos” me rezultatin 1-2./a.k/noa.al/