Transmetuar më 17-04-2017, 18:14

Ndonëse ishte planifikuar të ishte një udhëtim i bukur për Pashkët gjatë të djelës, për një familje nga San Giovanni, pranë Milanos, ai është kthyer në tragjedi. Fëmija e tyre vetëm dy muajshe ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur në djepin ku ishte duke fjetur, për arsye ende të panjohura.

Tragjedia ka ndodhur mëngjesin e Pashkëve gjatë të dielës rreth orës nëntë. Prindërit e vogëlushes sapo kishin mbërritur me vajzën e tyre në një vend kampingu në Viareggio, ku ata kishin planifikuar të kalonin pushimet e Pashkëve.

Në një moment prindërit e foshnjës së porsalindur kishin kuptuar se diçka nuk shkonte siç duhej, zemra e vajzës së tyre, të cilin ata besonin se ishte duke fjetur në djepin e saj, në fakt kishte ndalur së rrahuri.

Menjëherë është lajmëruar 118, nga menaxherët e kampeve pasi dëgjuan klithmat e dëshpëruara të prindërve. Ekipet e shpëtimit kanë marrë në ambulancë foshnjën dhe janë nisur me urgjencë për në spital, por fatkeqësisht mjekët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për vogëlushen pasi ajo kishte vdekur para se të mbërrinte në duart e tyre.

Sipas informacioneve paraprake e vogla mund të jetë prekur nga SIDS, e ashtuquajtura sindroma e vdekjes, një sindromë që ndodh pas asnjë arsye të dukshme brenda vitit të parë të jetës së fëmijëve dhe kjo është arsyeja pse shumë nga prindërit kanë frikë. /b.l/noa.al/