Transmetuar më 17-04-2017, 17:17

Ky është horoskopi për ditën e martë, 18 prill 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Hëna shkëlqen drejt e në sektorin e shtëpisë dhe familjes në jetën tuaj. Ju mund të mendoni se një shqetësim në punë është më i rëndësishëm. Bëni atë që është e nevojshme dhe pastaj kthehuni për të qenë të lumtur në shtëpi. Ju mund të bëni disa miq të rinj rastësor duke u futur në një rreth shumë më të gjerë shoqëror. Megjithatë, nuk jeni të detyruar që t’i lejoni ata të lënë gjurmë në jetën tuaj.

Demi

Gjatë lidhjes intensive të Diellit me Plutonin, ata që i përkasin shenjës së Demit do të jenë më gjakftohtë. Pa marrë parasysh atë që dita ju ka rezervuar, ju mund të bëni diçka të bukur. Në punë një derë mund të hapet për të pranuar një projekt të madh, të ri dhe emocionues. Financat do vinë duke u rritur.

Binjakët

Nëse dita nuk do të nisë ashtu siç ju mund ta keni planifikuar, gjërat do të jenë më të qeta pasdite. Ju mund të zbuloni një interes të madh në punë, që do t’ju marrë vëmendjen tuaj për një kohë të gjatë. Dikush tjetër mund t’ua sugjerojë ose tashmë jeni zhytur në të. Gjithsesi do të kënaqeni nga rezultati. Kjo do sjellë përfitime të mira ekonomike. Kujdes duhet të tregoni veçanërisht me shëndetin.

Gaforrja

Emocionet mund të kenë një ndikim më të madh se logjika mbi vendimet tuaja sot. Përveç kësaj, ju mund të ndjeheni se dikush tjetër po tërheq frenat dhe po kontrollon aspektet e jetës tuaj që ju do të preferonit t’i menaxhonit vetëm. Prisni derisa ndjenjat më të forta të largohen. Trupi juaj nuk është përgjigjur pozitivisht ndryshimit të kohës, prandaj kujdesuni më shumë për veten.

Luani

Një dëshirë e fshehtë mund të përpiqet t’ju nxjerrë jashtë kontrollit gjatë kësaj të marte. Ju mund të jeni të tejmbushur me energji dhe gatishmëri të madhe, por për çfarë? Kjo mund të jetë e vështirë për t’u gjetur. Thjesht mos u nxehni. Hëna ndikon në jetën tuaj të dashurisë dhe e hap zemrën tuaj. Financat do jenë të mira, do keni mundësi edhe për të shpenzuar për gjërat që doni.

Virgjëresha

Sot mund të jetë një ditë e mërzitshme për ju dhe do preferoni të qëndroni vetëm larg vëmendjes së njerëzve, por kjo nuk do jetë zgjidhje. Ka një botë të tërë sociale argëtuese atje jashtë, që nuk duhet ta neglizhoni. Jini të lirë dhe argëtohuni. Ju që jeni në çift duhet të tregoheni më të ndjeshëm dhe të gatshëm për të dëgjuar ato që ju thotë partneri/ja. Shëndeti i mirë.

Peshorja

Sot do të ndjeheni të emocionuar në lidhje me një punë ose çështje të karrierës. Mund të bëni disa orë shtesë ose të bëni ndonjë sakrificë personale, si të bini dakord për një udhëtim të shkurtër biznesi. Do të ndiheni me fat edhe në dashuri. Çdo ndjenjë vetmie shpërbëhet. Do realizoni disa takime interesante që do ju bëjnë të ndjeheni mirë. Shëndeti nuk paraqet probleme.

Akrepi

Dashuria do të jetë në qendër të vëmendjes suaj për ju të dashuruarit gjatë kësaj të marte. Do preferoni të qëndroni përkrah njeriut tuaj të zemrës në të shumtën e kohës. Jini të sinqertë. Ata që janë vetëm do ndjehen mirë ashtu si janë dhe nuk do preferojnë të bëjnë ndryshime. Financat do vinë duke u përmirësuar falë menaxhimit tuaj.

Shigjetari

Dikush në ambientin e punës mund të kërkojë për një favor apo këshilla prej jush. Bëni mirë që eksperiencat e tua t’i ndani me kolegët, sepse edhe ju mund të gjendeni në një situatë tillë. Ju që jeni në një lidhje bëni mirë të merrni kontrollin e një situate të vështirë, e cila është krijuar mes jush për shkak të komunikimit tuaj aspak korrekt. Financat do jenë të mira. Shëndeti disi delikat.

Bricjapi

Bëhuni gati të përballeni me një ndryshim në punë. Hëna do të shkëlqejë në dashuri dhe romancë. Ndihuni të sigurt në jetën tuaj private dhe shikoni nëse dikush ka atë që duhet, për të qenë i veçantë. Zemra juaj mund të kërkojë për diçka ose dikë ndryshe. Financat do jenë në nivelet e tyre më të mira, shpenzoni pa u shqetësuar. Shëndeti do jetë i mirë.

Ujori

Mund të ndjeheni të zhytur pas detajeve dhe punëve të vogla të jetës së përditshme gjatë kësaj dite të martë. Nuk duhet të ndiheni të shtypur nga kjo. Ka një shans për të bërë disa ndryshime të vogla që ju pëlqejnë në një mënyrë shumë personale. Do të ndiheni mirë për të marrë pjesë, të kontribuoni në lidhjen tuaj të dashurisë. Puna ju ka bërë ta lini pak pas dore. Ata që janë vetëm do ndjehen mrekullisht ashtu siç janë.

Peshqit

Dashuria është në kërkim për ju gjatë gjithë ditës. Hëna ju bënë krijues dhe pak të guximshëm. Bëni  diçka jashtë të zakonshmes. Mos kini frikë për të dalë nga zona juaj e rehatisë. Dhe mos e lini shoqërinë t’ju diktojë se çfarë ju duhet të bëni. Ju që jeni në një lidhje mund të jeni aq të preokupuar me shqetësimet dhe nevojat e botës, sa do të harroni të kujdeseni për veten. Nuk keni pse e bëni këtë. /b.l/noa.al/