Transmetuar më 17-04-2017, 15:38

Një burrë mesa duket ka fluturuar nga gëzimi pasi bashkëshortja e tij e identifikuar me emrin Natalie ka sjellë në jetë një djalë dhe kjo ndodh pas lindjes së pesë vajzave.

Ky është një moment i mrekullueshëm i reagimit të Kennedy Zarour i cili bërtet nga gëzimi pas lajmit të dhënë nga stafi i spitalit.

Ai po qëndronte në dhomën e pritjes, ndërsa u filmua kur kuptoi se më në fund është bërë baba i një djali. “Oh zot, unë kam një djalë”, thotë ai vazhdimisht.

Fakti që familjes së Kennedy do t’i bashkohet edhe një mashkull nuk ka qenë një moment që mund të kapërcehesh lehtë nga prindërit e bebushit. /b.l/noa.al/