Transmetuar më 17-04-2017, 10:38

Mishi i kuq është një prej produkteve më të përdorura në tavolinat tona, por shpesh nënvlerësohen pasojat që konsumi i shpeshtë i tij shkaktojnë në trup. Më poshtë gjeni të listuara se çfarë i ndodh trupit të një njeriu kur ndalon së ngrëni mish.

Humbni disa kilogramë- Mishi i kuq ka shumë kalori dhe për pasojë duke e eliminuar nga regjimi ushqimor, humben disa kilogramë. Sekreti për të qëndruar në formë, është zëvendësimi i tij me proteina të tjera lehtësish të tretshme.

Ndihemi më pak të fryrë- Aparati tretës ka nevojë për më shumë kohë për të përpunuar mishin e kuq në raport me ushqime të tjera, duke shkaktuar shpesh kapsllëk, dhembje barku dhe gazra. Duke ndërprerë ngrënien e tij do të ndihemi më pak të fryrë.

Lëkura përmirësohet- Për të pasur një lëkurë të lëmuar dhe të shëndetshme, duhet treguar kujdes me regjimin ushqimor. Është e rëndësishme të konsumohen fruta dhe perime në sasi, duke eliminuar mishin e kuq, dhe në këtë mënyrë nuk rëndohet mëlçia dhe veshkat.

Ulet niveli i kolesterolit- Mishi i kuq përmban sasi të madhe yndyrash, të cilat shkaktojnë kolesterol të lartë në arterie. Për të eliminuar probleme të tilla, do ishte mirë që të eliminohej ky ushqim nga dieta.

Ulet rreziku për t’u prekur nga sëmundje të rënda- Mishi i kuq favorizon formimin e pllakëzave në muret e venave të gjakut, duke stimuluar sëmundje kardiake, shkruan noa.al. Duke e zëvendësuar me pulë, peshk apo perime, rreziku i sëmundjeve ulet, ashtu sikundër obeziteti dhe diabeti.

Duhen marrë proteina të tjera- Mishi i kuq i jep organizmit shumë proteina, të cilat janë të rëndësishme për ndërtimin e masës muskulore. Kur ndalohet së ngrëni, është e rëndësishme që të zëvendësohet me ushqime të tjera proteinike si bishtajat, avokado etj.

Rrezikohen mungesa ushqimore- Proteina, vitamina B dhe hekuri, janë të gjitha substanca me të cilat mishi është i pasur. Së paku nëse nuk dëshirohet të hasen probleme me mungesa vitaminash, është mirë që të zëvendësohet. /a.y/noa.al