Transmetuar më 16-04-2017, 18:49
Publicitet

Në ditën e festës së Pashkës, presidenti Bujar Nishani vlerësoi sot Kardinalin Ernest Simoni (Troshani), me dekoratën “Nderi i Kombit”. Në një ceremoni të organizuar në institucionin e presidencës, kreu i shtetit tha se shpallja kardinal e priftit shqiptar ishte një lajm i mirë, jo vetëm për kishën katolike, por për të gjithë shqiptarët në mbarë botën.

“Eminencë, shpallja juaj kardinal nga Ati i Shenjtë më tetor 2016, teksa ai kryesonte në Bazilikën e Vatikanit konsorciumin publik për krijimin e 17 kardinaleve, ishte një lajm i madh për Kishën Katolike shqiptare, për besimtarët dhe gjithë shqiptarët anë e mbanë botës. Me vënien e kapelës, dorëzimin e unazës kardinalore edhePapa Françesku krijoi kështu kadinal priftin shqiptar, Dom Ernest Simonin”, tha kreu i shtetit.

Kardinali shqiptar, teksa shprehu falenderim për këtë titull të akorduar, kërkoi nga drejtuesit e shtetit që të bashkohen për të mirën e popullit.

“Gjithë drejtuesit të punojnë për të mirën e këtij populli dhe të shohin te ata vetëm buzëqeshje”, tha Kardinali, Dom Ernes Simon (Troshani). /k.k/noa.al/