Transmetuar më 16-04-2017, 15:11

Kërkesë tej mase e madhe për patatina në Japoni, pasi një prej kompanive më të mëdha të prodhimit të tyre Calbee, lajmëroi ndërprerjen e shitjeve, për shkak të prodhimit të pakët në Hokkaido, zona kryesore e prodhimit të patateve.

Çmimet e patatinave janë rritur ndjeshëm javëve të fundit, dhe ndërsa zakonisht një pako shitej 2 euro, tashmë çmimi ka shkuar në 11, shkruan noa.al.

Fotografitë e rafteve bosh në supermarkete po bëjnë bujë në rrjetet sociale. Ndërkohë sipas një sondazhi të zhvilluar nga ‘Asahi tv’, bazuar në 1000 persona, patatinat rezultojnë të parat ndër “ushqimet e shpejta” të preferuara në Japoni. /a.y/noa.al