Transmetuar më 16-04-2017, 14:19

Një vajzë adoleshente shtatzënë u gjet e vdekur në rrugë, në provincën argjentinase të Tucuman. 16- vjeçarja Ornella Dottori, ishte zhdukur nga shtëpia prej disa ditësh dhe familja e saj e kishte denoncuar për shkak të shqetësimit për fatin e saj.

Kufoma e së resë u zbulua nga dy fëmijë në zonën e Alberti javën e kaluar, ku të miturit panë trupin e pajetë teksa po loznin në rrugë.

16- vjeçarja u gjet gjysmë e zhveshur nga mesi e poshtë dhe me shenja të dukshme dhune në fyt, duke krijuar një skenar të qartë përdhunimi dhe mbytje.

Ndërkohë në kafkën e së resë u konstatua edhe një traumë në kokë, çka shton dyshimet se mund të jetë goditur për vdekje.

Nga autopsia u zbulua se e reja ishte gjashtë javëshe shtatzënë dhe i dyshuari kryesor është Damian Del Valle Fernandez, i cili u arrestua nga policia, shkruan noa.al.

Ndërkohë e ndjera në muajin dhjetor kishte bërë një status, sikur ta ndjente atë që do i ndodhte, “Jam rritur në rrugë dhe mendoj se diçka e keqe do më ndodhë”. /a.y/noa.al