Transmetuar më 16-04-2017, 12:08

“Reduktoni kripën në konsumin tuaj”, është ky përfundimi i një studimi amerikan, i kryer nga një universitet në Boston. Studimi është mbështetur edhe nga qeveria amerikane me qëllimin kryesor të ulet sasia e lartë e kripës në ushqime, e cila është një prej shkaktareve kryesore të sëmundjeve kardiovaskulare.

“Ne e dimë që kripa e tepërt në ushqime është shkaku kryesor i sëmundjeve kardiovaskulare dhe si pasojë kemi qindra-mijëra vdekje në vit”, thotë autori kryesor i studimit, Daurish Mozaffarian, dekan i Universitetii Trufts në Boston.

Mozaffarian shton më tej se “pyetja trilion dollarëshe kishte të bënte se si do të bëhej e mundur ulja e përdorimit të kripës me sasi të tepërta.”

Michel Webb i cili është student i doktoraturës në ekonomi në Universitetin e Stanfordit në Palo Alto të Kalifornisë, deklaroi se “ne kemi hartuar një plan kombëtar që të rritet kostoja e kripës. Plani ynë është mbështetur edhe nga qeveria, qëllimi është të bëjmë të mundur reduktimin e kripës. Ju bëj me dije se një plan i tillë do të ketë efekte pozitive thuajse në të gjitha vendet e botës”.

Webb dhe kolegët e tij bazuar në të dhënat e vitit 2010, ndërtuan një plan statistikor për të rishikuar edhe njëherë shpenzimet e kripës. Plani i mbështetur nga qeveria amerikane si dhe nga marrëveshjet e kombinuara me industrinë e ushqimit dhe edukimit publik, pati efekt në 183 shtete nga, ku synimi kryesor ishte reduktimi i përdorimit të kripës.

Studimi ka vlerësuar se një plan i tillë mund të ulë deri në 10% sasinë e përdorimit të kripës për 10 vjet.

Numri i të sëmurëve nga zemra po vjen gjithnjë duke u rritur, kështu rritja e kostos së kripës do të ndikojë uljen e rrezikut të shëndetit tuaj. /g.v/noa.al